Karteli i ri kriminal hyn në një qytet meksikan, parakalon me armë të gjata para banorëve të frikësuar
Me armët e gjata të ngritura lart, në një qytet meksikan ka hyrë një kartel i ri kriminal, duke njoftuar për largimin e kartelit të vjetër.
Ata parakaluan para banorëve të frikësuar, derisa kishin mbushur plot katër makina pickup, transmeton Telegrafi.
Hyrja e tyre në komunën San Lucas që ndodhet në pjesën perëndimore të Meksikës, është përcjellë edhe me muzikën e njohur si narcocorrido, që është një zhanër popullor, por që u këndon trafikantëve që merren kryesisht me armë dhe drogë.
Sipas medieve lokale, ata i përkasin kartelit Jalisco New Generation Cartel, derisa si armik kryesor e kanë Don Jose që është lideri i La Familia Michoacan.
Deri më tani, ishte pikërisht ky kartel që e kontrollonte atë zonë, por duket se veprimtarinë ilegale, në atë territor do ta ushtrojë një kartel i ri kriminal. /Telegrafi/


