Please enter at least 3 characters.

Karateisti Elhami Shabani nuk ia del në Lojërat Mesdhetare

2022/06/288525592_7628401740565132_5164022544761433475_n.jpg

Karateisti kosovar, Elhami Shabani ka debutuar me humbje në Lojërat Mesdhetare 2022 që po zhvillohen në Oran.

Shabani kishte një short të vështirë – pasi përball kishte kampionin olimpik, italianin, Luigi Busa, nga i cili edhe pësoi disfatë.

Ky ballafaqim u zhvillua në kategorinë -75 kg.

Medalisti ynë i bronztë i Evropës mund të garojë në repesazh, nëse Busa kualifikohet në finale.