Please enter at least 3 characters.

Kaplohet nga zjarri një lokal në Dragash

Një lokal është përfshirë nga zjarri në Dragash. Dyshohet se kjo ka ndodhë për shkak të prishjes së instalimit elektrik, njofton Policia e Kosovës.

Nga ky incident nuk ka të lënduar, veçse janë shkaktuar dëme materiale në vlerë prej pesëmijë euro.

Siç njofton PK, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.