Please enter at least 3 characters.

Kaplohet ndërtesa nga zjarri, banori i shpëton më të keqes duke u lëshuar nga ballkoni i apartamentit një kat më poshtë (Video)

2017/12/1-223-e1513178829255.jpg

Një burrë plot vullnet për jetë, ka arritur t'i shpëtojë më të keqes brenda një ndërtese të lartë që ishte kapluar nga zjarri.

Ai doli nga ballkoni i apartamentit të përfshirë nga zjarri, dhe duke qëndruar i varur zbriti një kat më poshtë dhe u fut në një apartament tjetër, duke i shpëtuar vdekjes për një fije floku, transmeton Telegrafi.

Edhe pse qëndronte i varur në dritaren e apartamentit në katin e 15-të të ndërtesës, atë kjo nuk e pengoi që të bëjë të pamundurën që të largohet i gjallë.

Ai është filmuar me telefona të mençur nga kalimtarët e rastit, që mbetën të shokuar kur e panë duke qëndruar i varur në një lartësi prej 45 metrave.

Ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në qytetin kinez Yuzhong, ndërsa është interesant se si ky burrë i shpëton edhe një top zjarrtë që në një moment duket duke i rënë mbi kraharor. /Telegrafi/