"Kapitulli Nico ka përfunduar, ai dëshiron të vazhdojë këtu" - presidenti i Athletic Bilbaos sërish mesazh Barcelonës
02/09/2024
Nico Williams ishte një nga lojtarët më të mirë në Euro 2024, ku klubet u rreshtuan për të në afatin kalimtar që sapo shkoi, por ai ka kontratë deri në vitin 2027 me Athletic Bilbaon. Presidenti i këtij klubi, Jon Uriarte, i cili nënshkroi rinovimin e sulmuesit në dhjetor 2023, u shfaq këtë të hënë me Mikel González, drejtor i futbollit, për të vlerësuar mbylljen e afatit kalimtar dhe objektivat e klubit, por ai nuk mundi t'i shpëtonte efektit të Nico Williams."Kemi kthyer faqen dhe kapitulli ka mbaruar. Nico e ka bërë të qartë se dëshiron të vazhdojë këtu dhe për ne është diçka shumë e rëndësishme. Ai ka kontratë deri në vitin 2027. Është normale që lojtarët të ngjallin interes në afatin kalimtar”.


