Kapet në flagrancë duke vjedhur atletet e banorëve, arrestohet i dyshuari nga Prishtina
03/07/2020
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.
I njëjti është hasur në hyrje të një objekti duke i vjedhur atletet e banoreve. Në tentim për ta ndaluar të dyshuarin viktima mashkull kosovar është lënduar nga një mjet i mprehte-thikë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/


