Please enter at least 3 characters.

Kapen me lëndë narkotike, ndalohen 11 persona në Shkup

mpb mk
mpb policia mk
mpb policia mk

MPB Maqedoni njofton se dje (16, 17 qershor 2026) në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i kanë privuar nga liria E.R. (21), A.J. (37), M.N. (29), M.R. (23), R.S. (44), I.O. (24), të gjithë nga Shkupi, A.B. (19) nga fsh. Sopishtë (rrethina e Shkupit), A.B. (43), R.Sh. (48) dhe A.N. (42), të gjithë nga fsh. Katllanovë (rrethina e Shkupit), si dhe K.A. (41) nga fsh. Çellopek (rrethina e Tetovës).

Siç thonë nga MPB, te ata është gjetur dhe sekuestruar substancë pluhurore e bardhë, një substancë e ngurtë e bardhë dhe marihuanë.

"Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen parashtresa përkatëse", thonë nga MPB.