Please enter at least 3 characters.

Kanye West thuhet se po kalon kohë të vështira pas divorcit me Kim Kardashian

2021/02/39556958-9282237-Parting_ways_Now_with_divorce_papers_served_though_no_date_of_se-a-57_1613862051272-e1613901328728.jpg

Rep-artisti Kanye West dhe Kim Kardashian, janë rrugës drejt ndarjes së tyre.

Derisa po jetojnë të ndarë, po flitet se reperi është duke kaluar kohë të vështira, pasi u nënshkruan letrat e divorcit, shkruan Daily Mail.

43-vjeçare flitet se ka qenë i heshtur nga fundi i martesës me Keeping Up The Kardashians.

Një burim për Us Weekly ka thënë se bukuroshja brune do të jetë gjithmonë vajza e ëndrrave të tij.

"Kim ishte gjithmonë vajza e ëndrrave të Kanye, edhe para se të bashkoheshin. Kështu që mendimi që ajo të mos jetë më gruaja e tij, është e rëndë për ta menduar", thuhet për reperin.

Megjithëse ata u bënë zyrtarisht vetëm një çift në 2012, Kanye kishte qenë i hapur për admirimin e tij.

Reperi tha në një intervistë në radio 2013 Hot 97: "Unë u dashurova që ditën e parë kur e pashë".

Dyshja filluan lidhjen dhe ajo mbeti shtatzënë me North. Katër muaj pasi ajo lindi mori propozim romantik me një unazë diamanti 13 karat në gishtin e saj. /Telegrafi/