Please enter at least 3 characters.

Kanosi nënën dhe tentoi të vetëvritet, i dyshuari në Rahovec dërgohet për tretman mjekësor

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person dyshohet se kanosi nënën e tij dhe tentoi të vetëvritet.

Rasti ka ndodhur në Rahovec, të martën në ora 20:00.

“Dyshohet se djali i saj e ka kanosur ankuesen f/k, nënën e tij si dhe ka tentuar të vetëvritet. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Pas marrjes së tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/