Please enter at least 3 characters.

Kanë fitilin më të shkurtër në zodiak: Këto shenja shpërthejnë sapo ndihen të provokuara

Janë të drejtpërdrejtë, krenarë dhe shpesh reagojnë para se të mendojnë për pasojat

Sjellja jonë varet nga edukata, karakteri, qëndrimet, bindjet jetësore, disponimi i momentit dhe temperamenti. Astrologët shtojnë se ndikim mund të ketë edhe shenja në të cilën kemi lindur.

Disa njerëz janë tepër emocionalë, të tjerë njihen për natyrën e zjarrtë dhe kokëfortësinë, ndërsa disa kanë “fitil të shkurtër” dhe mund të humbin durimin brenda pak sekondash. Nëse nuk jeni mes tyre, më mirë mos i provokoni!

Dashi

Ndoshta askush nuk do të çuditet që në vendin e parë gjendet një shenjë “me brirë”. Me Dashin sundon planeti Mars, i cili ka marrë emrin sipas zotit të luftës. Kjo, sipas astrologëve, shpjegon prirjen e Dashit për të reaguar shpejt dhe impulsivisht.

Personat e kësaj shenje konsiderohen të zjarrtë dhe pasionantë. Sapo ndihen të provokuar, reagojnë duke u kundërpërgjigjur. Pra, më shumë zgjedhin përballjen sesa tërheqjen. Dashi është i drejtpërdrejtë dhe shpesh i padurueshëm, gjë që mund ta çojë shpejt në pikën e vlimit, transmeton Telegrafi.

Binjakët

Nëse Dashi nuk ju befasoi, Binjakët mund t’ju duken surprizë. Nën ndikimin e Merkurit, planetit të komunikimit, kjo shenjë ajri mund të kalojë shumë shpejt nga një bisedë e qetë në një debat të ashpër.

Natyra e dyfishtë e Binjakëve bën që ata të lëvizin me lehtësi mes gjendjeve të ndryshme emocionale. Shpesh ndodh që të reagojnë para se të mendojnë për pasojat.

Akrepi

Edhe Akrepi sundohet nga Marsi. Personat e kësaj shenje janë të prirë për shprehje intensive të ndjenjave, kanë temperament të fortë, por në të njëjtën kohë janë edhe shumë të ndjeshëm, edhe pse këtë anë të personalitetit zakonisht e fshehin, shkruan Index.hr.

Ndjenjat e tyre të thella mund të shndërrohen shpejt në zemërim nëse ndihen të lënduar ose të tradhtuar. Në konflikte nuk kursehen në ashpërsi, ndërsa dëshira për hakmarrje i bën një nga shenjat më intensive të zodiakut.

Luani

Luani, i sunduar nga Dielli, pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes. Ka zemër të madhe, por edhe ego të fortë, gjë që mund të sjellë shpërthim të menjëhershëm zemërimi nëse ndihet i shpërfillur ose nëse vihet në dyshim autoriteti i tij.

Luanët janë krenarë, u kushtojnë rëndësi integritetit dhe dinjitetit, ndërsa “fitili i shkurtër” shpesh buron nga nevoja për të ruajtur respektin dhe dominimin. /Telegrafi/