Please enter at least 3 characters.

Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet dhe nuk ka shoqëri më me Dafina Zeqirin

Foto: YouTube

Tayna dhe Dafina Zeqiri kanë realizuar një bashkëpunim të quajtur "Bye Bye" para gjashtë vitesh.

Rezultoi shumë i suksesshëm dhë që nga ajo kohë vazhdon të dëgjohet akoma.

Megjithatë, që pas tij këngëtaret nuk kanë pasur kontakte me njëra-tjetrën.

- YouTubewww.youtube.com

Shpesh është aluduar për raportin mes tyre, ndonëse Tayna vendosi pikat 'mbi i' në një intervistë me Meriton Mjekiqin.

I pyetur për këngën dhe nëse do të ketë sërish një duet, Doruntina Shala (emri i vërtetë) u përgjigj: "Mendoj që kur bëhet një këngë në përmasa aq të mëdha që është një këngë madhështore, do të kujtohet, është më e madhe si na, gjithmonë ka me qenë një bashkëpunim ikonik".

Tutje theksoi: "Mendoj që çkado që bëhet pas asaj mundet me të prish atë të parën si për shembull Shakira me Beyoncen e kanë këngën, nuk e bëjnë edhe një se ia humb. Nuk mundesh të bësh më, është më mirë që njerëzve me ia lënë ëmbël atë, me lënë".

Rap-artistja në fund tha se nuk ka kontakte e as shoqëri më mes tyre. /Telegrafi/

@meritonmjekiqi_ Tayna flet për raportin me Dafina Zeqirin…?LINK IN BIO
♬ original sound - Meriton Mjekiqi