Please enter at least 3 characters.

Kampioni vjeshtor kryen fazën përgatitore në Durrës

2016/01/kampioni-vjeshtor-kryen-faz-euml-n-p-euml-rgatitore-n-euml-durr-euml-s_hd.jpg

Kampioni vjeshtor i Kosovës, Feronikeli do të kryej fazën përgatitore jashtë vendit, por nuk do të udhëtojnë më larg se në Shqipëri.

Djelmoshat e udhëhequr nga trajneri mitrovicas Gani Sejdiu do të udhëtojnë të hënën drejtë Durrësit ku do të qëndroj për dy javë për t’u përgatitur për stinorin pranveror.

Këtë lajm e ka njoftuar për opinionin vet klubi nga Drenasi nëpërmjet faqes zyrtare në rrjetin social Facebook, ku është bërë e ditur se përveç ushtrimeve intensive pritet t’i zhvillojnë edhe disa ndeshje kontrolluese me skuadrat shqiptare./Telegrafi/