Please enter at least 3 characters.

Kampioni i UFC-së po shet një vilë me vlerë 3.5 milionë euro, një kundërshtar e “zë ngushtë” me ofertë

Kampioni i peshave të lehta të UFC-së, Ilia Topuria, u divorcua së fundmi nga gruaja e tij, Giorgina Uzcategui Badell dhe tashmë ka vendosur të shesë një nga pronat e tyre të përbashkëta.

Të dy ishin të martuar për më pak se dy vjet, përpara se së fundmi t’i jepnin fund lidhjes së tyre dhe të fillonin procedurat e divorcit.

Pas divorcit, Topuria vendosi të shiste vilën e tij në një nga pjesët më luksoze të Madridit, ku kishte edhe një palestër të vogël dhe shpesh stërvitej atje.

Sipas mediave spanjolle, çmimi me të cilin Topuria po e shet vilën e tij luksoze është 3.5 milionë euro.

Interesante është se pas lajmit për shitjen e vilës, në kontakt ka rënë edhe Arman Tsarukyan, rivali i Topurias në peshat e lehta në UFC.

Tsarukyan duhej të ishte rivali i radhës i Topurias, i cili duhej të mbronte rripin e tij kundër armenit, por vendosi të bënte një pushim nga karriera e tij për shkak të divorcit.

“Do ta blej shtëpinë tënde nëse pranon të jesh kundërshtari yt i radhës", shkroi Tsarukyan në profilin e tij në platformën X.

Armeni është në një seri prej pesë fitoresh në UFC dhe aktualisht është pretendenti i dytë më i renditur në kategorinë e lehtë, pasi Justin Gaethje u bë i pari fundjavën e kaluar. Ai mundi Paddy Pimblett në një ndeshje për titullin e përkohshëm. /Telegrafi/