Please enter at least 3 characters.

Kaluan ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë, pas sinjalizimit të Policisë u kthyen mbrapsht

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kalimit ilegal të kufirit nga Serbia në Kosovë, por që pas sinjalizimit të Policisë të njëjtit janë kthyer mbrapsht.

Rasti ka ndodhur në fshatin Dumnicë të Podujevës, të enjten në ora 19:25.

“Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovarë me automjet (fugon), kanë kaluar kufirin nga rrugët ilegale nga Serbia në R. Kosovës dhe pasi janë sinjalizuar të ndalohen të njëjti janë kthyer anasjelltas.”, thuhet në raport.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/