kallëzim penal ndaj tre personave nga Vevçani, dyshohen për “keqpërdorim të "detyrës zyrtare dhe autorizimit”
MPB njofton se është ngrtiur kallëzim penal ndaj tre personave nga komuna e Vevçanit.
Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Strugë ka paraqitur kallëzim penal kundër V.R. (56), Z.P. (61) dhe A.A. (60), të gjithë nga komuna e Vevçanit, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimit” dhe “punë e pandërgjegjshme në detyrë”. I denoncuari i parë, në vendin e punës udhëheqës në Ekonominë Pyjore Rajonale “Jabllanicë”-Strugë, duke mos bërë realizimin e mbikëqyrjes së procedurës së gjithmbarshme të masës së prerë drurore, transportit dhe pagesës së tij, nuk ka parandaluar punën e paligjshme të të punësuarve, duke mundësuar përfitim material.
I denocuari i dytë, në vendin e punës referent për shfrytëzimin e mbrojtjes dhe kultivimit të pyjeve, ka lënë pas dore mbikëqyrjen e duhur të masës drusore. Ndërsa i treti, si referent për prerje dhe transport, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare, ka vepruar në mënyrë të pandërgjegjshme, duke lëshuar dokumentet e transportit për prerjen e paligjshme të drurit drejtpërdrejt për personat fizikë, edhe pse ishte në kundërshtim me ligjin dhe rregulloret përkatëse.
Me këtë veprim, të denoncuarit i kanë shkaktuar dëm material NP “Pyjet Kombëtare” dhe buxhetit të shtetit në vlerën prej 280.436 denarë", thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/


