Please enter at least 3 characters.

Kallëzim penal dhe paraburgim për drejtorin e qendrës arsimore në Shtip, ka prekur trupat e disa nxënësve

2024/07/aksident-policia-mk.png
MPB
Policia-mk

MPB njofton se ka ndaluar drejtorin e qendrës arsimore në Shtip i cili dyshohet trupat e disa nxënësve.

"Më 11.05.2026 në orën 19:50 në Shtip, oficerë policie nga Departamenti i Policisë Kriminale të SPB Shtip kanë ndaluar A.Sh. (65) nga Shtipi.

Ai dyshohet se ka prekur trupat e disa nxënëseve të mitura për një periudhë të gjatë kohore si menaxher i një qendre arsimore në Shtip, gjatë mësimit plotësues.

Incidenti është raportuar në stacionin policor nga prindërit në prani të nxënësve dhe përfaqësuesve të Institucionit Publik - Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale Shtip.

Me urdhër të gjykatës, janë kryer bastisje në shtëpinë e tij dhe në qendrën arsimore dhe janë sekuestruar sende për procedura të mëtejshme.

A.Sh. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij është ngritur kallëzim penal, dhe një gjykatës në procedurë paraprake i ka urdhëruar atij të mbahet në paraburgim prej 30 ditësh", thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/