Please enter at least 3 characters.

Kalimtarja e verbër u largua prej binarëve nga një polic, pak momente para se të afrohej treni (Video)

2019/04/Kalimtarja-foto.jpg

Në momentin që po afrohej treni në një stacion në Andalusia të Spanjës, polici vepro me shpejtësi dhe e largoi një kalimtare të verbër, që e kishte humbur kontrollin.

Duke mos ditur se ku ishte, me të dëgjuar afrimin e lokomotivës, ajo shkonte në drejtim të saj dhe mund të përfundonte me fatalitet, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, zyrtari policorë ishte shumë i guximshëm dhe shpëtoi situatën edhe pse rrezikoi që të përfshihet në aksident.

Regjistrimin mbresëlënës, e ka shpërndarë një organizatë që kujdeset për të verbrit, për të falënderuar policin që intervenoi. /Telegrafi/