Please enter at least 3 characters.

Kalimtari i shpëton jetën e trevjeçares, që kishte mbetur në strehën e ballkonit të katit të tretë (Foto)

2016/09/Kalimtari-shpëtoi-jetën-e-trevjeçares-qe-kishte-mbetur-ne-strehen-e-ballkonit-te-katit-te-trete-foto.jpg
17:"© People's Daily

Në Huangshan të Kinës, një vajzë që ishte lënë vetëm në banesë, ka dalë përjashta dhe ka hipur në strehën e ballkonit.

Duke mos ditur të kthehej prapa, trevjeçarja e frikësuar ka filluar të qajë, transmeton Telegrafi.

Atë e ka dëgjuar një kalimtar rasti, i cili është ngjitur në katin e tretë dhe e ka shpëtuar vogëlushen.

Ai është ndihmuar nga banorët e banesës fqinje, të cilët e kanë futur brenda nga dritarja.

Megjithëse nuk ka marrë ndonjë lëndim, vajza ka mbetur e lagur nga shiu dhe shumë e frikësuar që gjeti vetën në atë vend të panjohur. /Telegrafi/