Please enter at least 3 characters.

Kali i detyruar të hynte në klubin e natës, tërbohet dhe reagon i shqetësuar (Video)

2018/03/Kali-foto.jpg

Pronarët e një klubi nate në Miami të Shteteve të Bashkuara, janë kritikuar ashpër nga mbrojtësit e të drejtave të kafshëve, pasi që detyruan një kalë të futej në një aheng.

Kafsha është shqetësuar dhe nisi të tërbohej, para se të hidhte në dysheme valltaren që e kishte në shpinë, transmeton Telegrafi.

“Ky është abuzim i pastër me të drejtat e kafshëve, e palogjikshme të detyrohet kali të futet në atë mes” ishte një prej komenteve të shumta.

Ambienti i panjohur, zhurma dhe prania e shumë njerëzve, besohet se ishin shkaktarët e reagimit me rrëmbim.

Për fat të mirë, valltarja ka shpëtuar pa lëndime, ndërsa nuk ka pësuar ndonjëri prej atyre që ndodheshin pranë. /Telegrafi/