Kaka: Seedorf do të jetë një prej trajnerëve më të mirë
21/12/2013
Gazetat italiane shkruajnë se Seedorf ka nënshkruar një parakontratë me ekipin Rossoner për të marrë në drejtim ekipin me t’u shkarkuar Allegri pas derbit ndaj Interit.
Dhe është Kaka ai që në njëfarë mënyrë e ka mirëpritur këtë lajm, duke thënë se Seedorf do të bëhet trajner i madh.
“Gjithë ajo që ka bërë Seedorf, e ka bërë më së miri. Ai do të bëjë mirë si trajner, edhe pse ai ka shumë për të mësuar”.
“Unë nuk e di nëse do të jetë fillimi i karrierës për të këtu te Milani, por ai do t’ia dalë mirë si do që të ndodhë”, ka deklaruar Kaka.
Ai shtoi se vendimin për t’u larguar nga Reali e mori në bashkëbisedim me Ancelottin pas blerjes së lojtarëve si Isco dhe Bale.


