Please enter at least 3 characters.

Kadaj–Bujupi: Ne po e bllokojmë Kadri Veselin, PAN-i për të po e bllokon Kosovën

2016/05/donika-kadaj-bujupi_hd-780x439.jpg

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Donika Kadaj – Bujupi, ka theksuar se VV-ja është duke e bllokuar zgjedhjen e Kadri Veselit, kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Ajo pas ndërprerjes së seancës konstituive ka thënë për media se ata konsiderojnë se Veseli është njeriu më i papërshtatshëm për ta drejtuar legjislativin e vendit.

“PAN-i për Kadri Veselin e ka bllokuar Kosovën, duke e bërë atë më të madh se Kosova. Nuk kanë nevojë të improvizojnë më tryeza, sepse qytetarët e Kosovës më 11 qershor kanë votuar për ndryshim”, ka theksuar Kadaj – Bujupi. /Telegrafi/