Please enter at least 3 characters.

Ka ndërruar jetë filmbërësi Larry Cohen

2019/03/LarryCohen-2-e1553712015720.jpg
223:"LOS ANGELES - MARCH 2: Larry Cohen, writer/director speaks during UCLA's tribute to actress Bette Davis at the James Bridges Theater on March 2, 2006 in Los Angeles, California. (Photo by Frederick M. Brown/Getty Images).
12:"Getty Images

Filmbërësi i njohur amerikan, Larry Cohen, ka ndërruar jetë në moshë 82 vjeçare në shtëpinë e tij në Beverly Hills të Kalifornisë.

Producenti, skenaristi dhe regjisori ka qenë më së shumti i njohur për disa seriale të suksesshme televizive, si edhe për shumë filma të zhanrit horror.

Zëdhënësi i familjes së tij, Jeff Sanderson, ka treguar se Cohen kishte vuajtur nga kanceri dhe ka ndërruar jetë pikërisht si pasojë e kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse.

Larry Cohen dhe gruaja e tij, Cynthia Costas Cohen (Foto: David Livingston/Getty Images)

Ai u bë i njohur fillimisht si skenarist kah fundi i viteve të pesëdhjeta duke shkruar skenarë për seriale që asokohe ishin shumë të suksesshme. Ndërsa në vitin 1972 e bëri regjinë dhe ishte producent i filmit të parë, “Bone”.

"It's Alive" (1974), "God Told Me To" (1976), "It Lives Again" (1978), "The Stuff" (1985), "A Return to Salem's Lot" (1987), "Phone Booth" (2002), "Cellular" (2004), "Captivity" (2007) - janë disa prej filmave të tij më të suksesshëm. /Telegrafi/