Please enter at least 3 characters.

Ka mbetur vetëm zyrtarizimi si lojtar i Interit, Eriksen nuk gjendet as në bankën rezervë ndaj Southamptonit

2020/01/1578666033_Christian-Eriksen’s-agent-flying-to-Milan-to-meet-with-Inter.jpg

Christian Eriksen si duket e ka luajtur tashmë takimin e fundit me skuadrën angleze, Tottenham Hotspur.

Gjatë dy ditëve të fundit janë dhënë lajme për një arritje të marrëveshjes mes Interit dhe Tottenhamit për transferimin e Eriksenit.

Megjithatë, deri më tani ende nuk ka pasur asgjë zyrtare nga asnjëri tabor, por si duket Eriksen tashmë e ka luajtur ndeshjen e fundit me Spurs.

Sot (e premte, Spurs ndeshen në udhëtim me Southampton në kuadër të Kupës FA, ndërsa danezi nuk gjendet fare as në formacion as në bankë.

Sipas mediumit britanik BBC Sport, Eriksen do të përfundojë një transferim prej 16.9 milionë funtesh apo rreth 20 milionë euro te Interi të hënën.

Reprezentuesi danez, i cili mbetet pa kontratë në verë, do të nënshkruajë një kontratë për katër vite e gjysmë me vlerë deri në 10 milionë euro në sezon. /Telegrafi/