Please enter at least 3 characters.

Ka luajtur për Romën, Milanin e Juven – tash zyrtarizohet te Cagliari

2016/08/MarcoBorrielo.jpg

Marco Borriello e ka kompletuar kalimin te klubi i promovuar në Serie A, Cagliari.

34-vjeçari ishte lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Atalantan, kështu që vendosi të vazhdonte të luajë në kampionatin italian.

Ai ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin e ri, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit.

Gjatë karrierës së tij, sulmuesi italian ka ndërruar shumë skuadra, ndërsa ka luajtur edhe te ato më të mëdhatë, si Milan, Roma e Juventus. /Telegrafi/