Please enter at least 3 characters.

Ka luajtur me babanë e tij, Messi befasohet nga futbollisti islandez: E kam parë si fëmijë në stërvitje

Pas një ndeshjeje miqësore midis ekipeve kombëtare të futbollit të Argjentinës dhe Islandës, pamë një skenë shumë interesante që përfshinte lojtarin më të madh të futbollit të të gjitha kohërave, Lionel Messin.

Argjentinasi po përgatitet të mbrojë titullin e kampionit botëror të ekipit të tij, të fituar katër vjet më parë në Katar. Ai ka një punë të vështirë përpara dhe prova e fundit shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme për këtë ekip.

Argjentina e mposhti Islandën me rezultatin 3:0, dhe pas 45 sekondash lojë, Messi shënoi një gol nga pika e bardhë.



Pas ndeshjes, u pa një skenë interesante. Messit iu afrua lojtari islandez Daniel Gudjohnsen dhe e pyeti nëse mund ta njihte.

Messi nuk e kuptoi në fillim se kush ishte. Konkretisht, ishte djali i Eidur Gudjohnsen, legjendës islandeze që luajti përkrah Messit te Barcelona.

"Më pyeti nëse e mbaja mend? Kjo më habiti, dhe pastaj më tha se ishte djali i Eidur Gudjohnsen. Nuk e mbaja mend, ishte vetëm një fëmijë i vogël kur luanim bashkë. Më kujtohet ta kem parë me të atin në stërvitje, por sot nuk munda ta njoh. Ishte shumë i vogël", u tha Messi gazetarëve pas ndeshjes.



Të dy lojtarët më pas shijuan një bisedë, përqafim dhe shtrëngim duarsh në një moment të ëmbël në fund të ndeshjes në Alabama.

Ndërkohë, Gudjohnssen i ri është rritur në një futbollist profesionist, dhe fakti që Messi luajti me të dy, babanë dhe të birin, në nivelin më të lartë, flet shumë për jetëgjatësinë e atij që shumë e konsiderojnë futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave. /Telegrafi/