Please enter at least 3 characters.

Juventusit i kthehet Mandzukic, mungojnë Bernardeschi dhe Douglas Costa

2018/08/MarioMandzukic-2.jpg
90:"during the serie A match between Juventus and SS Lazio on August 25, 2018 in Turin, Italy.
13:"Marco Luzzani

Mario Mandzukic dhe Blaise Matuidi janë ftuar nga Juventusi për ndeshjen me Manchester United, por Federico Bernardeschi dhe Douglas Costa, mbeten jashtë.

Ndeshja e vlefshme e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në Torino të mërkurën nga ora 21:00.

Trajneri Max Allegri ka bërë të ditur listën për përballjen kundër djemve të Jose Mourinhos.

Allegri (Foto: Getty Images)

Matuidi dhe Mandzukic janë kthyer nga dëmtimet dhe janë pjesë e listës.

Mbetet të shihet se a do të rrezikohen nga fillimi.

Douglas Costa dhe Bernardeschi kanë mbetur jashtë listës shkaku i dëmtimeve, ndërsa jashtë mbetet edhe Emre Can që do të mungojë më gjatë. /Telegrafi/ 

Ekipi i Juventusit ndaj Manchester United

Szczesny, Perin, Pinsoglio; De Sciglio, Chiellini, Benatia, Alex Sandro, Barzagli, Bonucci, Cancelo, Rugani; Pjanic, Khedira, Matuidi, Bentancur; Ronaldo, Dybala, Cuadrado, Mandzukic.