Please enter at least 3 characters.

Juventusi shpreson në kthimin e Sandros ndaj Real Madridit

2018/03/Alex-Sandro-1-e1521726056627.jpg
255:"LONDON, ENGLAND - MARCH 07: Alex Sandro of Juventus during the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match between Tottenham Hotspur and Juventus at Wembley Stadium on March 7, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Është raportuar se dëmtimi i Alex Sandros nuk është aq i keq sa pritej, kështu që mbrojtësi i Juventusit mund të kthehet në Real Madrid.

Mbrojtësi i krahut të majtë u detyrua të tërhiqej nga skuadra e Brazilit që ishte mbledhur për ndeshjet miqësore pas një dëmtim të kofshës.

Pas largimit nga kampi i Brazilit, Sandro u kthye në Torino ku edhe bëri skadimet gjatë ditës së djeshme (e mërkurë).

Bardhezinjtë konfirmuan dëmtimin e mbrojtësit, por nuk ofruan një afat kohor për rikuperimin e tij.

Alex Sandro dhe Eriksen gjatë ndeshjes së dytë në Wembley (Getty Images)

Megjithatë, drejtuesit e Zonjës së Vjetër patën me vete frikën se lojtari i tyre do të humbasë dy ndeshje të rëndësishme, ndaj Milanit dhe Real Madridit.

Tani mediumi Premium Sport raporton se dëmtimi nuk është aq i keq sa drejtuesit kishin frikë, dhe ka shpresë se ai do të jetë gati për ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Nuk ka shanse që Alex Sandro ë rrezikohet kundër Rossonerëve me datë 31 mars, por ai mund të shfaqet kundër Real Madridit.

Ndeshjet ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve janë paraparë me datë 3 prill në Allianz Stadium, ndërsa e kthimit në Santiago Bernabeu më 11 prill. /Telegrafi/