Please enter at least 3 characters.

Juventusi rrëshqet te Lecce, kënaqet me një pikë

2019/10/Lecce-vs-Juventus-1.jpg
288:"LECCE, ITALY - OCTOBER 26: Marco Calderoni (L) and Luca Rossettini (R) of Lecce competes for the ball with Paulo Dybala of Juventus during the Serie A match between US Lecce and Juventus at Stadio Via del Mare on October 27, 2019 in Lecce, Italy. (Photo by Maurizio Lagana/Getty Images)
12:"Getty Images

Juventusi nuk ka mundur të marr më shumë se një barazim 1-1 në udhëtimin e tyre te Lecce në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Serie A.

Ekipi i Maurizio Sarrit nuk ka arritur të mbajë epërsinë e krijuar ndaj Lecces dhe ka marrë një pikë nga ky udhëtim, duke quar në dy numrin e barazimeve këtë sezon.

Pjesa e parë e ndeshje u karakterizua me lojë më të mirë të Bianconerëve, të cilët përveç rasteve shënuan edhe një gol, por që nuk u pranua nga gjyqtarët.

Goli i anuluar nga VAR-i në këtë pjesë erdhi në minutën e 15-të, ku Gonazalo Higuain shënoi pas asistimit të Alex Sandro.

Pjesa e dytë nisi furishëm nga të dyja skuadrat, të cilët edhe shënuan nga një gol nga penalltia.

Të parët në epërsi kaluan Bianconerët me anë të Paulo Dybala (50'), ndërsa Lecce barazoi 1-1 me Marco Mancosu (56').

Festa e Dybalas (Foto: Maurizio Lagana/Getty Images/Guliver)

Deri në fund të ndeshjes pati edhe disa gjysmë raste nga të dyja skuadrat, por rrjetat mbeten të paprekura dhe ndeshja përfundoi 1-1.

Pas këtij barazimi, Juve ka 23 pikë në vendin e parë apo dy më shumë se Interi i dyti me një ndeshje më pak, teksa Lecce renditet e 16-ta me tetë pikë.

Në ndeshjen e radhës, Zonja e Vjetër e pret Genoan, ndërsa Lecce udhëton te Sampdoria. /Telegrafi/

https://twitter.com/psychoclownblog/status/1188097144986783744