Please enter at least 3 characters.

Juventusi rimerr kreun e tabelës, pas fitores në derbin ndaj Romës në Serie A

2020/01/GettyImages-1193398643.jpg
301:"ROME, ITALY - JANUARY 12: Cristiano Ronaldo with his teammate Miralem Pjanic of Juventus celebrates after scoring the team's second goal from penalty spot during the Serie A match between AS Roma and Juventus at Stadio Olimpico on January 12, 2020 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)
12:"Getty Images

Juventusi ka vazhduar me fitore në Serie A, pasi e ka mposhtur 2-1 Romën në kuadër të javës së 19-të.

Pas vetëm tre minutash lojë në Olimpico, Merih Demiral e kaloi Zonjën e Vjetër në epërsi me një asistim të Paulo Dybalas.

Shtatë minuta më vonë, La Joya e fitoi një penallti për torinezët të cilën në gol e konvertoi Cristiano Ronaldo.

Pjesa e parë përfundoi me dy golat e shënuar nga kampioni në fuqi i ligës italiane, derisa në të dytën u shënua vetëm një.

Ishte minuta e 68-të atëherë kur Roma fitoi një penallti dhe atë në gol e shndërroi Diego Perotti.

Roma vs Juventus (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Gonzalo Higuain më pas e shënoi golin e tretët te Juventusi, por ai u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Skuadra e Maurizio Sarrit e mori këtë fitore të vështirë ndaj romakëve, por që e mori edhe kreun e tabelës.

Pas javës së 19-të, Juventusi është rikthyer në krye të tabelës me 48 pikë, dy më shumë se Interi në të dytin, ndërsa në xhiron e 20-të do të ketë punë me Parman. /Telegrafi/

https://twitter.com/HDGoalsLive/status/1216447864030842880

https://twitter.com/Goal_Hut/status/1216469264032522240