Please enter at least 3 characters.

Juventusi publikon skuadrën për ndeshjen e Superkupës ndaj Milanit

2019/01/Dybala-Ronaldo-e1547392164532.jpg
300:"MANCHESTER, ENGLAND - OCTOBER 23: Paulo Dybala of Juventus speaks with Cristiano Ronaldo of Juventus during the Group H match of the UEFA Champions League between Manchester United and Juventus at Old Trafford on October 23, 2018 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Juventusi e ka publikuar skuadrën me të cilën do përballet me Milanin në Superkupën e Italisë.

Ndeshja zhvillohet të mërkurën në nga ora 18:30 në King Abdullah Stadium të Jeddah në Arabinë Saudite.

Juventus ka publikuar emrat që kanë udhëtuar për këtë ndeshje.

Shihet mungesa e madhe e Mario Mandzukic, por edhe rikthimi i Joao Cancelos, që ishte operuar para disa javësh.

Cancelo kthehet pas dëmtimit në gju që e kishte mbajtur atë jashtë në dy muajt e fundit, ndërsa Mandzukic ka në dëmtim në muskuj.

Kroati i bashkohet të lënduarve si Juan Cuadrado e Andrea Barzagli, por edhe Medhi Benatias, i cili kishte dhimbje para ndeshjes që Juventusi e zhvilloi ndaj Bologbas e që e fitoi 2-0 në kuadër të Kupës së Italisë.

Juventusi e ka fituar titullun dhe Kupën në sezonin e shkuar, ku pikërisht në finale e kishte mposhtur Milanin 4-0. /Telegrafi/

Skuadra e Juves: Szczesny, Perin, Pinsoglio, Del Favero; De Sciglio, Chiellini, Alex Sandro, Bonucci, Cancelo, Rugani, Spinazzola; Pjanic, Khedira, Matuidi, Emre Can, Bentancur; Ronaldo, Dybala, Douglas Costa, Kean, Bernardeschi.