")
Please enter at least 3 characters.

Juventusi po konsideron transferimin e Iscos

2019/04/Isco-vs-Leganes.jpg
233:"LEGANES, SPAIN - APRIL 15: Isco Alarcon of Real Madrid in action during the La Liga match between CD Leganes and Real Madrid CF at Estadio Municipal de Butarque on April 15, 2019 in Leganes, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Juventusi po peshon një lëvizje për lojtarin e Real Madridit, Isco, i cili mund të lejohet të largohet nga klubi këtë verë.

Sipas mediumit Calciomercato, kampionët italianë kanë një interes të madh në spanjollin, i cili mund ta shohë të ardhmen e tij larg Real Madridit pas ardhjes së Eden Hazard nga Chelsea.

Zinedine Zidane mendohet të jetë një admirues i madh i Iscos, por po ashtu nuk do të bllokonte një largim, nëse një ofertë e mirë do të vinte në drejtim të tij.

Mediumi italian citon ish-mesfushorin e Juventusit, Andrea Pirlo, i cili ka thënë: "Juventusi ka nevojë për një lojtar si Isco, menjëherë".

Isco nuk ka pasur hapësirat e mjaftueshme këtë sezon (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

26-vjeçari ishte lënë jashtë dore nga trajneri i mëparshëm i Realit, Santiago Solari - duke mos filluar asnjë ndeshje në La Liga ose në Ligën e Kampionëve nën drejtimin e tij.

Isco ka një kontratë valide në Santiago Bernabeu deri më 2021 dhe ka gjetur rrjetin në fitoret e fundit të ligës ndaj Celta Vigo dhe Huescas. /Telegrafi/