Please enter at least 3 characters.

Juventusi nuk heqë dorë nga Zaniolo, ka gati një ofertë të re në drejtim të Romës

2019/11/GettyImages-1179429561.jpg
244:"ROME, ITALY - NOVEMBER 02: Nicolo' Zaniolo of AS Roma celebrates after scoring the opening goal during the Serie A match between AS Roma and SSC Napoli at Stadio Olimpico on November 2, 2019 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)
12:"Getty Images

Nicolo Zaniolo është njëri nga futbollistët më premtues të Italisë.

Talenti italian ka vazhduar shkëlqimin edhe këtë edicion me fanellën e Romës, ku ka shënuar gola të rëndësishëm e ka asistuar për Giallorosët.

20-vjeçari ka luajtur në 15 takime mes kampionatit dhe Ligës së Evropës, ku ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar në dy të tjerë.

Reprezentuesi italian vazhdon të jetë një objektiv madhor i Juventusit që nuk heqë dorë nga ai.

Niccolo' Zaniolo. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Sipas asaj që ka raportuar Calciomercato, Zonja e Vjetër është gati të fillojë bisedime të reja me Romën për Zaniolon.

Kampionët në fuqi të Italisë ishin refuzuar me një ofertë prej 40 milionë euro gjatë verës, por tani pritet të ofrojnë rreth 15 milionë më shumë për ta transferuar italianin e talentuar.

Edhe pse Juventus po insiston për transferimin e Zaniolos, vështirë se Roma do ta lë të lirë të largohet xhevahirin e tyre pasi i ka vazhduar kontratën deri në vitin 2024. /Telegrafi/