Please enter at least 3 characters.

Juventusi në bisedime me Wolverhamptonin për Pedro Neto

2020/11/PedroNeto-1-e1605457097998.jpg

Juventusi thuhet të jetë në bisedime me Wolverhampton Wanderers për shërbimet e anësorit Pedro Neto.

Sipas Tuttosport, marrëveshja mund të arrihet me ndihmën e agjentit Jorge Mendes, i cili e përfaqëson edhe Cristiano Ronaldon.

Portugezi ka qenë edhe pjesë e Lazios në Serie A, pasi kishte nënshkruar në vitin 2017 nga Sporting Braga, ndërsa dy vite më pas u shit në Ligën Premier.

(Foto: Instagram/pedroneto_30)

Këtë edicion, ai ka luajtur në nëntë ndeshje duke shënuar një gol dhe duke asistuar në dy të tjerë.

20-vjeçari debutoi edhe me Portugalinë në ndeshjen miqësore ndaj Andorrës dhe e shënoi njërin prej shtatë golave të kombëtares së tij. /Telegrafi/