Please enter at least 3 characters.

Juventusi mendon transferimin e Dignes për krahun e majtë të mbrojtjes

2021/12/2021-02-20T181424Z_834425538_UP1EH2K1EO0ZP_RTRMADP_3_SOCCER-ENGLAND-LIV-EVE-REPORT.jpg

Juventusi është duke menduar për ndryshime të mëdha në afatin kalimtar të janarit dhe atë të verës.

Zonja e Vjetër këtë edicion ka mbetur shumë mbrapa garës për titull dhe synimet janë që të përforcojnë radhët e veta.

Një emër i ri ka dalë në skenë për repartin defensivë të kampionit të shumëfishtë të Italisë.

Fjala është për mbrojtësin e majtë Lucas Digne i cili po pëlqehet shumë nga trajneri Massimiliano Allegri.

Alex Sandro pritet të largohet nga Allianz Stadium, derisa mbrojtësi francez shihet si zëvendësuesi adekuat i francezit.

28-vjeçari është i vendosur për tu larguar nga Everton pasi dëshiron një klub më të madh, derisa këtë vit ka luajtur 15 ndeshje ku ka shënuar edhe një gol. /Telegrafi/