Please enter at least 3 characters.

Juventusi kryeson garën për Martialin

2018/03/Martial-2.jpg
296:"MANCHESTER, UNITED KINGDOM - OCTOBER 28: Anthony Martial of Manchester United celebrates scoring his sides first goal during the Premier League match between Manchester United and Tottenham Hotspur at Old Trafford on October 28, 2017 in Manchester, England. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)
12:"Getty Images

Juventusi thuhet se është në krye të garës për të nënshkruar me sulmuesin Anthony Martial, i cili ka vetëm edhe një vit në kontratën e tij me Manchester Unitedit.

Martial nuk është një titullar i rregullt nën urdhrat e Jose Mourinhos dhe gjatë këtij afati janë lajmëruar shumë skuadra që duan shërbimet e tij.

Kryesisht ato italiane si Roma, Interi dhe Juventusi, janë ato skuadra që duan francezin, por Zonja e Vjetër duket se ka lëvizuar zyrtarisht në atë drejtim.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, Juve tashmë kanë filluar negociatat për sulmuesin francez, Martial.

Martial duke festuar një nga golat e tij këtë sezon me Unitedin (Getty Images)

Drejtuesit e skuadrës italiane janë duke llogaritur në mesfushorin dhe kolegun francez Blaise Matuidi për ta tërhequr atë në Torino.

22-vjeçari është përshkruar si një objektiv i gjatë për drejtuesit e Bianconerëve, Beppe Marotta dhe Fabio Paratici.

Kjo pasi këta dy drejtues përveç tani, u përpoqën dhe nuk arritën të nënshkruanin me atë edhe në mes të viteve 2012 dhe 2013.

Në atë rast, Martial përfundimisht la Olympique Lyon për Monaco si një adoleshent, para transferimit të tij në United në 2015, për një tarifë që mund të rritet deri në 80 milionë euro. /Telegrafi/