Juventusi kërkon fitore ndaj Sevillas, formacionet zyrtare
11/05/2023
Juventusi pret Sevillan në Allianz Juventus në Torino në kuadër të Ligës së Evropës.
Gleison Bremer, Mattia De Sciglio dhe Kaio Jorge mungojnë për Juven, ndërsa Federico Chiesa është i ulur në stol, pasi Max Allegri do të luajë në formacionin 3-5-1-1.
Angle Di Maria dhe Dusa Vlahovic do të luajnë në sulm në këtë ndeshje për Zonjën e Vjetër.
Sevilla që e ka ngritur trofeun gjashtë herë, së fundmi në sezonin 2019-2020, ka po ashtu fisa mungesa. Suso, Tanguy Nianzou, Joan Jordan, Marcao dhe Pape Gueye janë jashtë.
Megjithatë, Lucas Ocampos është kthyer për të mbështetur Youssef En-Nesyri në sulm.
Juventus: Szczesny; Danilo, Bonucci, Alex Sandro; Cuadrado, Miretti, Locatelli, Rabiot, Kostic; Di Maria; Vllahovic.Sevilla: Bounou; Jesus Navas, Badé, Gudelj, Acuna; Rakitic, Fernando; Ocampos, Torres, Bryan Gil; En-Nesyri


