Juventusi i shokuar me shumën që kërkon Wolves për Raul Jimenez
Juventus thuhet se është i interesuar për Raul Jimenez, me ndihmën e Jorge Mendes, por Wolverhampton Wanderers kërkon 50 milionë euro.
Zonja e Vjetër po kërkon një sulm të ri për të zëvendësuar Gonzalo Higuainin, me Napoli që i do 40 milionë euro për Arkadiusz Milik.
Sipas Calciomercato.com, agjenti Mendes - i cili përfaqëson gjithashtu Cristiano Ronaldon - po shpreson të orkestrojë transferimin e Jimenez te Juventusi.
Sidoqoftë, klubi i Ligës Premier po kërkon 50-60 milionë euro, pa ndonjë shkëmbim lojtarësh, dhe torinezët konsiderojnë se është një kërkesë krejtësisht e çuditshme.
Reprezentuesi i Meksikës sapo mbushi 29 vite dhe Wolves e bleu atë nga Benfica për 41 milionë, fillimisht në formë huazimi dhe më pas mori kartonin e tij në verën e kaluar.
22 golat dhe 10 asistimet e tij në 44 ndeshje këtë sezon bënë që shumë skuadra ta duan transferimin e tij, por me vitet dhe përvojën që ka, kampioni i Serie A refuzon të ofrojë atë shumë.
Juventus po synonte ta merrte atë në huazim me një detyrim për të blerë, ndoshta me shkëmbime lojtarësh, duke e parë Jimenezin si një alternativë më të lirë se Milik. /Telegrafi/


