Please enter at least 3 characters.

Juventusi do t’i kushtojë vëmendje të veçantë Aouarit në ndeshjet ndaj Lyonit

2020/02/aouar.jpg

Juventusi thuhet se do t'i kushtojë vëmendje të veçantë mesfushorit të Lyonit, Houssem Aouar, gjatë ndeshjes ndaj tyre në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, 21-vjeçari është objektivi kryesor i transferimeve të Bianconeri këtë verë.

E përditshmja nga Torino shprehet se nënkryetari Pavel Nedved dhe drejtori sportiv Fabio Paratici do t'i kushtojnë interes të veçantë Aouar gjatë dy takimeve.

Presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas, raportohet se është i hapur për të shitur mesfushorin te Bianconerët dhe këtë e ka thënë para disa ditësh.

Aouar ka bërë 23 paraqitje në Ligue 1 këtë sezon, duke shënuar tre herë dhe duke siguruar sasi të barabartë asistimesh.

Ai mbush 22-vjeç në qershor, ndërsa çmimi i tij mendohet të jetë rreth 40-50 milionë euro. /Telegrafi/