Please enter at least 3 characters.

Juventusi bënë ofertë për Telles

2018/07/Alex-Telles-1.jpg
271:"BRUGGE, BELGIUM - OCTOBER 18: Alex Telles of FC Porto celebrates his team's 2-1 win in the UEFA Champions League Group G match between Club Brugge KV and FC Porto at Jan Breydel Stadium on October 18, 2016 in Bruges, Belgium. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images

Juventusi thuhet se ka bërë një ofertë prej 30 milionë eurosh për mbrojtësin e Portos, Alex Telles, por klubi portugez insiston në pagimin e klauzolës prej 40 milionë euro.

Reprezentuesi brazilian ka përfunduar në radarin e Zonjës së Vjetër si i preferuar për krahun e majtë të mbrojtjes.

Telles tashmë ka përvojë në futbollin italian, pasi ka kaluar sezonin 2015-16 tek rivalët e urryer të Juventusit, Interi.

Telles sa ishte lojtar i Interit (Getty Images)

Pas kësaj, Telles u transferua në Portugali, ku ndihmoi klubin e tij të tanishëm për të fituar sezonin e kaluar titullin në Premierira.

Sipas mediumit UOL Esporte, bardhezinjtë kanë dorëzuar tashmë një ofertë prej 30 milionë euro për transferimin e 25-vjeçarit.

Telles ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve (Getty Images)

Por, ky medium raporton se italianëve iu është thënë se do të duhet të paguajnë klauzolën e lirimit prej 40 milionë euro nëse duan shërbimet e tij.

Paris Saint-Germain janë të interesuar për Alex Sandro dhe duket se Telles mund të jetë një nga mundësitë për një zëvendësim nëse bashkëkombësi i tij shkon në Parc des Princes. /Telegrafi/