Juventus përmirëson ofertën e Koopmeiners - afron afërsisht 60 milionë euro sa kërkohen nga Atalanta
15/08/2024
Juventusi e ka përmirësuar ofertën e tyre për Teun Koopmeiners në 59 milionë euro duke përfshirë edhe bonuset, shkruan Fabrizio Romano, ofertë që mund të jetë e mjaftueshme që Atalanta ta pranojë. Mesfushori nuk udhëtoi me ekipin për përballjen e mbrëmshme në Superkupën e Evropës me Real Madridin në Varshavë, sepse po përpiqet të kalojë në Torino.Juventusit iu refuzua oferta fillestar prej 50 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse, pasi nuk ishte mjaftueshëm edhe pse ishte afër çmimit të kërkuar prej 60 milionë euro.
Në të njëjtën kohë, Atalanta po përpiqet të bëjë që Celtic të ulë kërkesat e tyre për Matt O'Riley, i cili shihet si zëvendësuesi ideal për Koopmeiners. /Telegrafi/


