Please enter at least 3 characters.

Juve po e monitoron situatën e Havertz, dëshiron transferimin e talentit gjerman

2019/10/GettyImages-1182732793.jpg
334:"MADRID, SPAIN - OCTOBER 22: Kai Havertz (R) of Bayer Leverkusen competes for the ball with Thomas Teye Partey (L) of Atletico de Madrid during the UEFA Champions League group D match between Atletico Madrid and Bayer Leverkusen at Wanda Metropolitano on October 22, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Kai Havertz është njëri nga talentet më premtues në Evropë dhe falë paraqitjeve të tij ka bërë për vete skuadrat e mëdha.

Mesfushori ofensivë ka shkëlqyer në dy edicionet e fundit me fanellën e Bayer Leverkusenit ku tani është bërë pjesë e rëndësishme edhe e Kombëtares së Gjermanisë.

Ka qenë trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri që ka pëlqyer tej mase yllin e ri gjerman në ndeshjen e Ligës së Kampionëve që Havertz zhvilloi ndaj Juves.

Kai Havertz. (Photo by Jörg Schüler/Getty Images)

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici do ta shikoj përsëri nga afër në nëntor lojtarin, në ndeshjen që Leverkusen e zhvillon në Gjermani ndaj Zonjës së Vjetër.

Juventus synon transferimin e lojtarit, por nuk dëshiron që të futet në një ankand me skuadrat tjera të mëdha.

Gjithsesi në garë për të mbeten edhe skuadra të mëdha si Bayern Munich, Borussia Dortmund, Manchester United, Arsenal, Real Madrid e Liverpool.

Leverkusen e vlerëson 19-vjeçarin rreth 100 milionë euro. /Telegrafi/