Please enter at least 3 characters.

Justin Kluivert ëndërron të luajë për Barcën

2018/10/JustinKluivert-2.jpg
281:"ROME, ITALY - OCTOBER 02: Justin Kluivert of AS Roma celebrates after scoring the team's fourth goal during the Group G match of the UEFA Champions League between AS Roma and Viktoria Plzen at Stadio Olimpico on October 2, 2018 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)
12:"Getty Images

Patrick Kluivert ka pranuar se është ëndërr e tij dhe e djalit të tij që Justin një ditë të luajë për Barcelonën.

Legjenda holandeze gjatë karrierës së tij me Blaugranët (1998-2004) ka shënuar 122 gola në 257 paraqitje.

Justin Kluivert (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Prandaj, ai thotë se transferimin e djalit të tij nga Ajaxi te Roma e ka parë si një hap përpara në karrierë.

"Padyshim se ai do të dëshironte të luajë për Barcelonën një ditë dhe këtë e ka thënë edhe në shtyp se objektivi i tij është që të luajë për Barcelonën".

"Natyrisht se te Roma, ai ndihet shumë mirë tash për tash, është një skuadër e re me disa lojtarë me përvojë".

Justin Kluivert (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

"Ai po përshtatet shumë mirë te Roma, prandaj mendoj se duhet të nisë të luajë në më shumë ndeshje, të bëjë më shumë kilometra dhe shpresoj që në fund, një ditë të nënshkruajë për Barcën, sepse është po ashtu edhe ëndërr e imja".

"Është gjë e bukur të shohësh se djali yt i ndjek hapat e tu. Do të ishte diçka fantastike, absolutisht", ka deklaruar Patrick Kluivert për La Liga Lowdown. /Telegrafi/