Please enter at least 3 characters.

Justin Kluivert – Djaloshi i Ajaxit që dëshiron të bëhet 'mbret' në fushën e futbollit

2018/03/GettyImages-633002982.jpg
255:"AMSTERDAM, NETHERLANDS - JANUARY 29: Justin Kluivert of Ajax in action during the Eredivisie match between Ajax Amsterdam and ADO Den Haag held at Amsterdam Arena on January 29, 2017 in Amsterdam, Netherlands. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images

Nuk iu desh më shumë se një vit, e tashmë e gjithë bota e futbollit e njeh yllin e ri të Ajaxit, Justin Kluivert, i cili mund të bëhet lojtari më i mirë në planet. 

Ai është 18 vjeç dhe deri ëmë tani ka mbi 50 ndeshje si lojtar profesionist, pasi me shkathtësitë e tij ka arritur ta marr një vend startuesi në klubin nga ‘Johan Cruijff ArenA’.

Trajnerët dhe ekspertët e kanë zgjedhur si lojtarin më të mirë të ri në edicionin që mbahet nga goal.com.

Justin Kluivert i Ajaxit . (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Ai e mposhti Gianluigi Donnarumma, dhe që nga tani klubet më të mëdha në Evropë e duan nënshkrimin e tij.

Real Madrid dhe Barcelona, por edhe Arsenal, Tottenham, Chelsea dhe Manchester United, kanë shfaqur interesim.

Ai mund të bëhet njëri ndër lojtarët më të shtrenjtë që ka shitur Ajaxi në histori, klub i cili e ka prodhuar edhe babanë e tij, legjendën Ajaxit dhe Barcelonës, Patrickun.

Kluivert i Ajax. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Ëndrra e tij është që një ditë të luajë në Camp Nou dhe të vazhdojë hapave të babait të tij.

“Ëndrra ime? Barcelona. Ky është klubi e ëndërroj”.

“Ti ndjek hapat e babait? Po. Është klubi i ëndrrave të mija fundja. Nuk e kam problem të shkoj ndokund, por Barcelona është ëndrra ime”, ka thënë ai.

Djaloshi në këto ditë bëri edhe debutimin me fanellën e kombëtares holandeze.

Kluivert . (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Babai i tij kishte shënuar gol në finalen e Ligës së Kampionëve ku Ajaxi fitoi përballë Milanit në vitin 1995.

Justin debutimin e ka bërë me 17 janar të viti 2017.

Ardhmja është para tij, ndërsa në vitet e ardhshme do të dëgjojmë shumë për të. /Telegrafi/