Please enter at least 3 characters.

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin shijojnë një udhëtim luksoz në Utah

2020/06/page-16.jpg

Ata së fundmi u nisën për në një udhëtim luksoz në një park kombëtar në Utah, duke udhëtuar me shumë stil me një automjet ekstravagant i cili besohet se kushton mbi një milion dollarë.

Por të shtunën, Justin Bieber dhe gruaja e tij, Hailey Bieber, u panë duke u rikthyer në natyrë, pasi u zhveshën në rroba banjë në një liqen, duke shijuar po ashtu edhe disa momente intime me njëri-tjetrin.

Hailey, 23-vjeçare, tregoi fizikun e saj në mënyrë mbresëlënëse në një palë bikini me ngjyrë të gjelbër, teksa Justin, 26-vjeçar, shfaqi tatuazhet e tij në një palë pantallona të shkurtra.

Hailey Bieber (Foto: x17online.com)

Utah është e njohur për liqenet, përrenjtë dhe lumenjtë e saj të mëdhenj, dhe duket sikur çifti gjetën vendin e përsosur pas disa muajsh izolimi.

Dyshja fillimisht u panë në një veshje sportive që ngjiteshin në shkëmbinjtë përpara se të gjenin ku mund të notonin.

Çifti u shfaqën në formë të mirë dhe siç shihet kjo është hera e parë që ata u fotografuan pas pandemisë së coronavirusit.

Justin Bieber (Foto: x17online.com)

Justin dhe Hailey prej muajsh ishin të karantinuar në shtëpinë e tyre në Los Angeles.

Të njëjtit së fundmi nxitën dyshime se mund të jenë në pritje të fëmijës së parë së bashku. /Telegrafi/

Justin Bieber dhe Hailey Bieber (Foto: x17online.com)

Hailey Bieber (Foto: x17online.com)