Junqueras: Nuk kemi opsion tjetër, do ta shpallim pavarësinë e Katalunjës
25/10/2017
Nënkryetari katalonas, Oriol Junqueras, ka thënë sot se autoritetet spanjolle nuk i lanë asnjë mundësi autoriteteve të rajonit, por vetëm të vazhdojnë me shpalljen e pavarësisë.
"Do të punoj për ndërtimin e republikës, sepse ne besojmë se ka një mandat demokratik për të krijuar një republikë të tillë", ka thënë Junqueras, partia e të cilit është në pushtet.


