Please enter at least 3 characters.

Julia Fox nuk pushon së befasuari me stilin e modës

2023/10/juliafk-e1697765981482.jpg

Ajo është gjithmonë interesante për mediat botërore për shkak të publikimeve provokuese, por edhe për jetën dhe lidhjet e dështuara të dashurisë.

Aktorja dhe modelja, Julia Fox, e cila më parë ka qenë në lidhje me Kanye West, tërhoqi vëmendje të pabesueshme në Londër me stilin që zgjodhi, i cili bëri të gjithë sytë drejt saj.

Me këtë rast kishte veshur një fustan të gjatë me vija me një dekolte të madhe, por edhe të prera në zonën e ijëve dhe pakkush mund t'i largonte sytë nga figura e saj.

Krahas kreacionit të modës, ajo mbante edhe një çantë të bardhë të pazakontë.

Zeshkania fatale trondit botën rregullisht me zgjedhjet e e modës, duke pasur një shije interesante sikurse edhe e dashura e tanishme e West, Bianca Censori. /Telegrafi/