Please enter at least 3 characters.

Jude Bellingham me mesazh emocionues për tifozët pas rikthimit nga lëndimi

Pas dy muajsh mungesë për shkak të një operacioni në shpatull, Jude Bellingham u rikthye më në fund në fushë me fanellën e Real Madridit.

Mesfushori anglez u inkuadrua në minutën e 80-të të ndeshjes që madrilenët fituan 2:0 ndaj Espanyolit, duke marrë duartrokitje të zjarrta nga tifozët në “Santiago Bernabeu”.

Bellingham shprehu emocionet e tij edhe në rrjetet sociale pas rikthimit, ku ndër të tjera shkroi:

"Më ka munguar shumë kjo dhe të gjithë ju”.

"Jam vërtet i përulur nga dashuria që më dhatë në stadium sot dhe mbështetja gjatë gjithë periudhës së rikuperimit. Do të thotë shumë për mua”.

Ai e mbylli mesazhin e tij me një premtim: “Tani për më shumë. Hala Madrid”.



Sipas raporteve nga Spanja, Bellingham pritet të rikthehet si titullar në derbin e madh kundër Atletico Madridit fundjavën e ardhshme, një lajm i shkëlqyer për trajnerin Xabi Alonso dhe për tifozët madrilenë.

Kujtojmë, Real Madridi nuk di për humbje deri më tani këtë sezon, ku kanë regjistruar gjashtë fitore (pesë në La Liga dhe një në Ligën e Kampionëve)./Telegrafi/