Jovetiq në radarin e Zonjës së Vjetër
11/01/2015
Pasi nuk po arrijnë marrëveshje për transferimin e Wesley Sneijderit në Torino, Bianconerët kanë hedhur sytë në Ligën Premier.
Daily Star shkruan se Jovetiq e mirëpret një rikthim të mundshëm në Itali dhe është duke pritur një ofertë konkrete nga skuadrat e mëdha italiane, transmeton Telegrafi.
Gjithnjë sipas kësaj gazete, Zonja e Vjetër është duke përgatitur ofertë prej 25 milionë eurosh për ta bindur Cityn që të heqë dorë nga sulmuesi malazez. /Telegrafi/


