Please enter at least 3 characters.

Jovetic i zhgënjyer që nuk do të luajë në Ligën e Evropës

2016/09/StevanJoveticFCInternazionaleMilanovg9RWaozCFn1x.jpg

Sulmuesi i Interit, Stevan Jovetic, ka folur për Premium Sport duke shprehur zhgënjimin e tij që nuk është pjesë e skuadrës për Ligën e Evropës.

Malazezi me këtë rast ka zbuluar se ishte afër rikthimit te Fiorentina, por në fund Nerazzurrët nuk e lejuan të largohet.

"Jam i zhgënjyer që nuk jam përfshirë në listën e UEFA-s. Nuk kam vetëm unë, në listë nuk janë edhe Joao Mario e Kondogbia”.

“Tani për tani shpresojmë të kalojmë grupin, ndërsa objekti ynë është të fitojmë Ligën e Evropës”.

“Tregu i transferimeve? Ka pasur kontakte me Fiorentinën, por vetëm mes klubeve”, ka thënë Jovetic. /Telegrafi/