Please enter at least 3 characters.

Jori Delli ndan momente romantike nga pushimet me të dashurin Fred De Palma

2023/09/850x600_IMG_46981693997660-e1694007836600.jpeg

Modelja e njohur shqiptare, Jori Delli u kthye në një prej personazheve më të dashura të edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Jori e cila jeton dhe vepron prej vitesh në Itali hyri në BBVA dhe fitoi simpatinë e publikut, teksa po vazhdon të jetë mjaft e përfolur akoma.

Pak javë më parë bukuroshja nga Shqipëria konfirmoi zërat që po qarkullonin prej kohësh për një romancë me reperin italian, Fred De Palma.

Foto: Jori Delli/Instagram

Tani ajo dhe rap-artisti italian janë pothuajse të pandashëm dhe nuk e fshehin dashurinë e tyre duke bërë postime të ndryshme me njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Edhe së fundmi, Jori publikoi një foto në Instagram, ku shihet me këmbën të vendosur sipër këmbëve të partnerit të saj, ndërsa i shoqëronte një pamje mahnitëse të natyrës.

Ndryshe, pas daljes nga shtëpia e famshme, Jori ka vazhduar angazhimet e saj si modele. /Telegrafi/

Foto: Jori Delli/Instagram